A do të ketë operator të tretë celular apo ulje çmimesh të atyre ekzistuese?!
A do të ketë një operator të tretë celular apo do të punohet për uljen e çmimeve të shërbimeve të dy ekzistuesve – do të dihet së shpejti, pasi qeveria të marrë një vendim strategjik. I pyetur pse detyrohet një kompani hungareze pranë Orbanit për të hyrë në tregun e brendshëm, ministri i Transportit Nikolovski akuzoi mediat se kanë bërë pyetje të porositura nga operatorët e mëdhenj.
Dhe pse jo? Kësaj kundërpyetje iu përgjigj ministri i Transportit Aleksandar Nikolovski, i cili u pyet nëse hyrja e mundshme e operatorit hungarez të telekomunikacionit 4IG në tregun maqedonas ka lidhje me kredinë nga Hungaria dhe pse pikërisht një kompani e afërt me Orbanin shpallet si operatori i tretë celular. Duke e quajtur një temë të shpikur, Nikollovski akuzoi mediat që bëjnë pyetje të tilla, se pas tyre qëndr duopoli i dy operatorëve ekzistues që reklamonin në to. Ministri i Transportit thotë se procedura do të jetë e ligjshme edhe në tender, ndonëse tashmë emri i kompanisë hungareze po qarkullon gjerësisht.
Nikolovski thotë se në periudhën e ardhshme Qeveria do të vendos se çfarë do të bëjë me tregun vendor të telekomunikacionit, por pohon se gjithçka do të jetë në mënyrë që qytetarët të kenë çmime më të ulëta dhe shërbime më të mira telekomunikuese.
Në fillim të këtij muaji, kompania hungareze 4IG i dërgoi Qeverisë një letër synimi për të hyrë në tregun maqedonas. Letrës i ka paraprirë takimi në Budapest i ministrit Nikolovski me njeriun e parë të 4IG Gellert Jaszai. Hungaria ishte e pranishme edhe më parë në tregun maqedonas të telekomunikacionit, pasi më shumë se 20 vjet më parë hungarez Magyar Telecom bleu Telekomin shtetëror. Menaxhimi u pasua nga një sërë skandalesh korruptive, si pompimi i parave në Hungari në emër të honorareve dhe ndikimi tek politikanët maqedonas që të mos lejojnë konkurrencën të hyjë në treg, për çka menaxhmenti i atëhershëm u gjykua para gjykatave ndërkombëtare. Aktualisht në vend operojnë dy rrjete, tre operatorë celularë të rrjetit virtual dhe një operator rishitës. Vitin e kaluar, dy operatorët më të mëdhenj kishin një pjesë tregu pothuajse identike, secili me pak më shumë se 47 për qind.