Witkoff: Uashingtoni mendon që lufta në Gaza do të “përfundojë” deri në fund të vitit

Duke folur për Fox News dje, i dërguari i Trump për Lindjen e Mesme parashikoi se lufta në Gaza do të mbyllet “në një mënyrë apo tjetër, me siguri para fundit të këtij viti”.
Ky është një parashikim më i kujdesshëm sesa pretendimi i vetë Trump një ditë më parë, kur tha se besonte që konflikti do të mbaronte brenda tre javësh.



