Zeqirija Ibrahimi uron Dimal Bashën për kryetar të ri të Kuvendit të Kosovës

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka uruar për përzgjedhjen e Dimal Bashës për kryetar të ri të Kuvendit të Kosovës.
“Pas disa muajve stagnim institucional, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur sot kryetarin e ri, z. Dimal Basha. Kjo zgjedhje përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të funksionalitetit të plotë të institucionit më të lartë përfaqësues të qytetarëve.
Me këtë zhvillim, zhbllokohet puna legjislative dhe hapet rruga për avancimin e reformave që kanë nisur që nga viti 2021. Ky është një sinjal i qartë se ndryshimi i premtuar nuk ka qenë i përkohshëm, përkundrazi, ai po vazhdon të marrë formë konkrete përmes projekteve dhe politikave që synojnë ndërtimin e një shteti më të drejtë, më funksional dhe më përgjegjshëm”, ka deklaruar Ibrahimi.