Vijon afati për shqyrtimin e Listës zgjedhore, qytetarët inkurajohen të kontrollojnë të dhënat e tyre

Vijojnë afatet për shqyrtimin e listës zgjedhore nga ana e qytetarëve, që do të zgjasë deri më 11 shtator. Qytetarët për çdo plotësim, regjistrim apo ndryshim të të dhënave, mund ta dorëzojnë me shkrim në zyrat rajonale dhe në postën elektronike të KSHZ-së. Shqyrtimi i listës bëhet online përmes uebfaqes së KSHZ-së, SEC.mk. Aty tregohet saktë se kush në cilin vendvotim dhe në cilën shkollë duhet të votojë.

Përpos online, qytetarët listën mund ta shqyrtojnë edhe nëpër pikat rajonale të KSHZ-së. Banorët e Çairit, Butelit, Shuto Orizares dhe Çuçer Sandevës, këtë mund ta bëjnë në pikën që gjendet afër stacionit policor në Butel.

Në fakt, votuesi fantomë kanë ekzistuar edhe në ciklet e mëhershme zgjedhore. Disa prej tyre ishin me prejardhje nga Pusteci i Shqipërisë, e disa prej tyre nga Dragashi i Kosovës. Mijëra votues fantomë ishin në komunën Qendër të shpërndarë në disa adresa. Ky përpilim politik i listës zgjedhore, ishte kryetemë edhe në bombat që publikonte atëkohë ish kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

“Ka një gjë të rrezikshme, por këtë e dimë ne dhe për këtë shkak insistuam që komitetet të japin më tepër adresa. Siç e di, kemi nga 50 njerëz në një banesë prej 40m2. E tani, kjo është. Mirë, kjo është. Ata mund ta shohin këtë si adresë? Mundet, shkruan në listën zgjedhore”, thuhet në një bisedë telefonike nga përgjimet mes Gordana Jankullovskës dhe Kirill Bozhinovskit.

Së fundmi në një intervistë për Alsat, nënkryetari i KSHZ-së, Abdush Demiri, njoftoi se bashkëpunimi me institucionet tjera për shkrirjen e të dhënave të qytetarëve është shumë i mirë dhe të gjitha institucionet i plotësojnë detyrimet e tyre në afatet e duhura. Ndryshimet e fundit të KSHZ-së në listën zgjedhore janë bërë më 1 maj 2025, ku të regjistruar janë 1,818,963 votues. /Alsat

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button