Ligjvënësja republikane: Çdo taksapagues amerikan po ‘kontribuon në veprimet ushtarake të Izraelit’

Ligjvënësja republikane Marjorie Taylor Greene ka kritikuar sërish mbështetjen amerikane për atë që ajo e përshkroi si “gjenocidin” e Izraelit në Gaza.

Kongresistja nga Xhorxhia, një aleate kyçe e Trumpit dhe mbështetëse e MAGA-s, bëri një apel të zjarrtë në X, duke thënë: “Ashtu siç folëm dhe treguam dhembshuri për viktimat dhe familjet e 7 tetorit, si mund të mos flasin amerikanët dhe të mos tregojnë dhembshuri për masat e njerëzve të pafajshëm dhe fëmijëve në Gaza? A ka një lloj jete të pafajshme që vlen dhe një tjetër që nuk vlen aspak?”

Ajo vuri në dukje se taksapaguesit amerikanë financojnë 3.8 miliardë dollarë ndihmë ushtarake vjetore për Izraelin.

Kjo do të thotë se çdo taksapagues amerikan po “kontribuon në veprimet ushtarake të Izraelit”. “Nuk e di për ju, por unë nuk dua të paguaj për gjenocidin në një vend të huaj, kundër një populli të huaj, për një luftë të huaj me të cilën s’kam asnjë lidhje,” shkroi Greene.

“Dhe nuk do të rri e heshtur për këtë.” /Al JAzeera/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button