BDI: Ne jemi garancioni se do ketë zgjedhje të lira!

Nga BDI u janë përgjigjur deklaratave të Micoskit, se ata dhe LSDM po përgatiten për të shkaktuar kaos në zgjedhjet lokale. Sipas tyre, bëhet fjalë për shpifje dhe tentativë e dështuar për të fshehur krizën e legjitimitetit të qeverisë së tij monoetnike, por edhe të rrezikshme pasi që përbëjnë nxitje për përplasje etnike.
“BDI gjithmonë ka qenë garanci për zgjedhje të lira dhe demokratike dhe nuk ka asnjë arsye të angazhohet në “plane të fshehta” ose “kaos”, siç pretendon Mickoski.
Në vend që të shpikë armiq imagjinarë, kryeministri duhet të shpjegojë pse qeveria e tij po shkel Kushtetutën, pse po diskriminon shqiptarët, pse e uli në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin numrin e këshilltarëve, pse po e instrumentalizon KSHZ, Gjykatën Kushtetuese dhe institucionet e tjera në shërbim të planeve të tij partiake e monoetnike dhe pse me çdo vendim e kthen vendin mbrapa në kohën e para vitit 2001. BDI nuk mund të qëndroj indiferente kur shkelet Marrëveshja Paqësore e Ohrit, që është jetike për stabilitetin e vendit dhe të ardhmen progresive, thuhet në reagimin e BDI-së.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button