UNICEF: Nuk mund ta lejojmë urinë të kthehet në një dënim me vdekje për më shumë fëmijë të Gazës

Samir Elhawary i UNICEF-it, u tha gazetarëve në selinë e OKB-së se duhet ndërmarrë veprim për të ndihmuar fëmijët palestinezë që po vdesin nga uria në Gaza.
“Është e rëndësishme të theksohet se fëmijët po vdesin nga uria jo sepse mungon ushqimi, por sepse ndihma nuk po arrin tek ata me kohë,” tha Elhawary.
Ai shtoi se, nëse përmirësohet qasja, jetët e fëmijëve palestinezë mund të shpëtohen. Por ata kanë nevojë për:
Një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm
Qasje të sigurt dhe të pakufizuar humanitare për dorëzimin e ndihmave dhe furnizimeve tregtare
Veprime të menjëhershme për të siguruar mbrojtjen, sigurinë dhe mirëqenien e tyre
“Kjo është me të vërtetë një garë me kohën, me urinë, dhe çdo orë ka rëndësi,” tha ai.
“Tani, duhet të veprojmë së bashku për të mbrojtur viktimat më të vegjël të këtij konflikti. Mbijetesa e tyre, në fund të fundit, varet nga vullneti politik për të shmangur menjëherë këtë krizë të krijuar nga njeriu.” /Al Jazeera/