Kreu i OKB: Ferri në Gaza, dështim i njerëzimit. Mjaft me justifikime, duhet të veprojmë sot

Raporti i publikuar nga Klasifikimi i Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore (IPC) – një organ i mbështetur nga OKB-ja dhe agjencitë ndërkombëtare për monitorimin e pasigurisë ushqimore ka ngritur sot në nivelin më të lartë gjendjen e emergjencës për zinë e bukës në Gaza.

IPC paralajmëron për një krizë alarmante tek fëmijët: 132,000 fëmijë nën moshën pesë vjeç rrezikojnë të përballen me kequshqyerje akute deri në qershor të vitit të ardhshëm. Nga këta, 41,000 fëmijë pritet të vuajnë nga kequshqyerje e rëndë, duke i vendosur në rrezik të lartë për vdekje – një dyfishim i numrit të raportuar në vlerësimin e fundit të IPC-së në maj.

Raporti bën thirrje për veprim të menjëhershëm ndërkombëtar për të shmangur një përshkallëzim edhe më të rëndë të krizës humanitare në Gaza.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka reaguar ndaj raportit të sotëm të IPC-së.
“Pikërisht kur duket se nuk kanë mbetur më fjalë për të përshkruar ferrin e gjallë në Gaza, është shtuar një e re: ‘uri’”, thotë shefi i OKB-së.

Guterres thotë se kjo nuk është “një mister”, por më tepër “një katastrofë e shkaktuar nga njeriu, një akuzë morale dhe një dështim i vetë njerëzimit”.

“Uria nuk ka të bëjë vetëm me ushqimin; është shembja e qëllimshme e sistemeve të nevojshme për mbijetesën njerëzore”, shton Guterres.

Shefi i OKB-së thotë se Izraeli ka “detyrime të qarta sipas ligjit ndërkombëtar – duke përfshirë detyrën e sigurimit të furnizimeve ushqimore dhe mjekësore për popullsinë”.

“Nuk mund ta lejojmë që kjo situatë të vazhdojë pa u ndëshkuar. Mjaft me justifikime. Koha për veprim nuk është nesër – është tani. Nevojitet një armëpushim i menjëhershëm, lirimi i menjëhershëm i të gjithë pengjeve dhe akses i plotë dhe i pakufizuar humanitar”, shton ai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button