Nuk kalon as propozimi i ri nga LVV, Hekuran Murati dështon të bëhet kryetar i Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar për kryetar të Kuvendit, Hekuran Muratin, i cili aktualisht është ministër i Financave.
Ai ka dështuar të marrë votat e mjaftueshme për këtë post.
Pro tij votuan vetëm 57 deputetë, kundër 58, dhe kanë abstenuar 6 deputetë.
Seanca u ndërpre për të vazhduar më 24 gusht.
LVV, më herët ka propozuar Albulena Haxhiun dhe Donika Gërvallën për kryeparlamentare, por të dyja kanë dështuar të marrin votat e mjaftueshme për këtë post.