Bujar Osmani 11 takime me serbët e Vuçiqit për 4 vjet

Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, reagoi ndaj akuzave të kandidatit të BDI-së për Çairin, Bujar Osmani, i cili e akuzoi Qeverinë për bashkëpunim me Serbinë në kuadër të projektit të ashtuquajtur “Bota Serbe”.
“Mendoj se opinioni duhet të kujtojë se këtë tezë për herë të parë e dëgjuam nga ish-presidenti Pendarovski. Për ilustrim, gjatë mandatit të tij pesëvjeçar, ai ka pasur më së shumti takime me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq – plot nëntë herë, më shumë se me cilindo president tjetër në botë. Në anën tjetër, ish-kryeministrat e LSDM-së në shtatë vitet e fundit kanë zhvilluar mbi 22 takime me kolegët e tyre nga Serbia”, tha Mucunski.
Ai shtoi se në këtë temë ka qenë aktiv edhe vetë Bujar Osmani gjatë mandatit si ministër i Jashtëm. “Në katër vite, z. Osmani ka realizuar 11 takime bilaterale me homologët e tij nga Serbia”, theksoi Mucunski.