DAP: Mbi 11 mijë punëdhënës nuk kanë paguar pagat bruto dhe kontributet për korrik

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) në ditët në vijim do të ndërmarrë masa ligjore për mbledhjen me detyrim të kësteve mujore të tatimit mbi fitimin dhe pagesën e pagave të korrikut me kontribute për ata tatimpagues që nuk i kanë përmbushur detyrimet e tyre. Nga DAP kanë konstatuar se bëhet fjalë për një numër të konsiderueshëm detyrimesh të papaguara.
– Gjithsej 2.129 tatimpagues nuk kanë bërë pagesën e këstit mujor të tatimit mbi fitimin për korrik 2025, ndërsa tek 11.555 tatimpagues nuk është evidentuar pagesa e pagave bruto dhe kontributeve sociale për të njëjtin muaj. Disa nga këto këste të papaguara mund të shlyhen përmes kompensimit me kërkesat tatimore, por kjo nuk i përjashton detyrimet ligjore dhe nevojën që ato të përmbushen në afat – theksojnë nga DAP.
Ata informojnë se më 19 gusht kanë dorëzuar njoftime të personalizuara tek të gjithë tatimpaguesit me detyrime të papaguara dhe bëjnë apel që pagesat të kryhen menjëherë.
– Këto mjete janë pjesë e të ardhurave publike që u përkasin qytetarëve dhe sigurojnë financimin e rregullt të nevojave buxhetore, shëndetësisë, arsimit dhe sigurisë sociale – thonë nga DAP.