Taravarit tani i del punë edhe me Albin Kurtin: Është lodhur dhe po e bllokon Kosovën!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka deklaruar se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë “kumbar” i koalicionit “VLEN”, por edhe “kumbar i s’VLEN-it”, siç e quan ai tani në mënyrë ironike këtë formacion politik, pjesë e të cilit nuk është më.

Në një intervistë për VOX Kosova, Taravari, që dikur vlerësonte Kurtin, tani që bashkëpunoi me të, nuk kursen kritikat ndaj tij. Ai e quan edhe “bllokues të shtetit” të Kosovës.

“Mesa duket pushteti e ka lodhur pak dhe kur lodhet një kryeministër e keqja është se pëson shteti”, tha Taravari.

“Dhe po, Albin Kurti ishte kumbari i VLEN-it, ashtu si Albin Kurti ishte dhe kumbari i SVLEN-it”, shtoi.

Përkundër se Taravari nuk është më pjesë e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, pasi u dorëhoq për shkak të, siç thotë ai, “politikave anti-shqiptare” që po i zbaton ekzekutivi i Hristijan Mickoskit, Kurti vazhdon mbështetjen ndaj kësaj Qeverie, pjesë e të cilës janë edhe disa parti shqiptare.

Por, Taravari thekson se nuk e di se sa ka kohë dhe “interes” që Kurti të merret me ta, nderkohë që “ka muaj që mban peng Kosovën”.

“Kurti nuk është i qetë sa duhet për të pasur ndonjë qëndrim serioz në lidhje me qeverinë e shtetit tonë”, vlereson ai.

Në këtë intervistë, Taravari flet edhe për arsyet e dorëheqjes nga posti i Ministrit të Shëndetësisë, duke përmendur ndikimin serbo-rus në Maqedoni, mospunësimin e shqiptarëve dhe nacionalizmin e Mickoskit. Edhe për ish-partnerët e tij të koalicionit VLEN, ai dërgoi një mesazh.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button