Sot fillon dezinsektimi tokësor kundër mushkonjave në Shkup

Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se prej sot fillon dezinsektimi tokësor i territorit të qytetit kundër formave të rritura dhe larvave të mushkonjave
“Dezinsektimi tokësor kundër formave të rritura të mushkonjave do të kryhet natën nga 19 deri 22 gusht (nga e marta deri të premten), në orët e mbrëmjes dhe orët e hershme të mëngjesit, nga ora 22:00 deri në orën 03:00 të ditës së ardhshme, ndërsa kundër larvave të mushkonjave do të kryhet gjatë njërës prej ditëve të lartëpërmendura”, theksohet në kumtesën e Qytetit të Shkupit.
Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, ai do të realizohet ditën e parë të nesërme, kur kushtet e motit do të jenë të favorshme, në terminin e njëjtë.
Qyteti i Shkupit i bën thirrje bletarëve që me kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve gjatë periudhës së dezinfektimit.