Hamas-i pajtohet me propozimin e ri për armëpushim në Gaza

Një burim i Hamas-it i tha AFP-së se lëvizja e rezistencës palestineze ka pranuar një propozim të ri nga ndërmjetësuesit për një armëpushim në Gaza, e shkatërruar nga mbi 22 muaj luftë izraelite.
“Hamas ka dorëzuar përgjigjen e tij te ndërmjetësuesit, duke konfirmuar se Hamas dhe fraksionet janë pajtuar me propozimin e ri për armëpushim pa kërkuar asnjë ndryshim,” tha burimi i Hamas-it për AFP-në, duke kërkuar anonimitet.
Një burim palestinez i njohur me negociatat i tha AFP-së se pritet që ndërmjetësuesit “të shpallin se është arritur një marrëveshje dhe të caktojnë një datë për rifillimin e bisedimeve.”
Burimi shtoi se “ndërmjetësuesit u kanë dhënë Hamas-it dhe fraksioneve garanci për zbatimin e marrëveshjes, së bashku me një angazhim për të rifilluar bisedimet me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme.”