Zelensky pasi takohet me të dërguarin e Trumpit në Ukrainë: Jemi të punojmë për t’i dhënë fund luftës

Volodymyr Zelensky është takuar me të dërguarin special të Donald Trump për Ukrainën, Keith Kellogg.
Ai falënderoi Kellogg për takimin në një deklaratë të ndarë në mediat sociale dhe shton se Rusia mund të detyrohet të hyjë në paqe vetëm përmes forcës, dhe Presidenti Trump e ka këtë forcë.
“Kjo është hera e parë që mbahet një format i tillë takimi – shumë seriozisht”, thotë Zelensky.
“Kur diskutohet paqja për një vend në Evropë, kjo do të thotë paqe për të gjithë Evropën. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të punojmë me përpjekje maksimale për t’i dhënë fund luftës dhe për të siguruar siguri të besueshme. Këto janë çështjet kryesore”, shkroi ndër tjerash Zelenksy.