Janë paraqitur 13 kandidatë për kryetar të KSHPK-së, do të vendoset pas zgjedhjeve lokale

Nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut informojnë se afati për paraqitje për kryetar të Komisionit shtetëror zgjedhor për parandalim të korrupsionit (KSHPK) përfundoi dhe se janë paraqitur gjithsej 13 kandidatë.

“Duke pasur parasysh atë që procedura është ndërprerë, është ndërprerë edhe selektimi administrativ. Emrat do të dihen pasi që të përfundojë procesi i selektimit administrativ të kandidatëve të paraqitur. Tani për tani mund ta konfirmojmë vetëm numrin e prëgjithshëm të të paraqiturve”, thonë nga Kuvendi.

Deri më 15 gusht, kur përfundon afari, dhjetëra kandidatura kishin arritur në Kuvend për konkursin publik për kryetar të Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK). Kryetari i Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, Gjorgjija Sajkoski për MIA-n atëherë ceki se numri përfundimtar do të dihetj sot pasi që të arrijnë edhe ata që janë dërguar me postë. Theksoi se procedura për lëtë konkurs do të vazhdojë pas 3 nëntorit, përkatësisht pas përfundimit të zgjehdjeve lokale.

Të mërkurën më 13 gusht Komisioni i Kuvendit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve mbajti mbledhje në të cilën e formoi Komisionin për selektim të kandidatëve për kryetar të KSHPK-së.

Komisioni i formuar për selektim të kandidatëve ështl përbërë nga shtatë anëtarë – Ylber Rufati, zëvendës i Avokatit të popullit, Darko Avramovski, prëfaqësues i shoqat[s përkatësisht fondacionit të emëruar për anëtar të Këshillit për bashkëpunim mes Qeverisë dhe sektorit civil për fushën e demokracisë, sundimit të së drejtës, përkatësosht anëtarit në këshillin për bashkëpunim mes Qeverisë dhe shoqërisë civile në fushën e sundimit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit, Bardhyl Jashari, përfaqësues i shoqatës përkatësosht fondacionit të emëruar për anëtar në Këshillin për bashkëpunim mes Qeverisë dhe sektorit civil për fushën e mediumeve dhe shoqërisë informatike dhe deputetët Bojan Stojanoski nga VMRO-DPMNE, Saranda Imeri Stafai nga VLEN, Mitko Trajçullovski nga LSDM dhe Arbana Pasholli nga Fronti evropian.

Anëtarët e Komisionit për selektim autorizohen të bëjnë përpunimin e të dhënave personale, me ç’rast janë të detyruar të sigurojnë fshehtësi dhe mbrojtje të të dhënave në pajtim me Ligjin për mbrojtje të të dhënave personale, për çka Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve do të parashtrojnë deklarata.

Kuvendi më 1 gusht solli Vendim për shpallje të konkursit publik për zgjehdje të kryetarit të KSHPK-së pasi që tani, tashmë ish-kryetarja Tatjana Dimitrovska dha dorëheqje pas akuzave të Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe akuzave për dy vepre penale dhe atë për zbardhje të sekretit zyrtar ish-drejtorit të TEV Negotinë, Nebojsha Stojanoviq, i akuzuar në rastin “Aditiv”, dhe për falsifikim kompjuterik sepse revizori nga ESHR në emrin e saj dhe e kaloi testin për certifikatë për sekret shtetëror.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button