Presidentja meksikane i përgjigjet Trumpit: Të drejtën e fjalës në Meksikë e ka populli

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum tha se të drejtën e fjalës në Meksikë e ka populli duke iu përgjigjur deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump i cili tha se “Meksika do të bëjë atë që themi ne”, transmeton Anadolu.

Në një postim në platformën e mediave sociale të kompanisë amerikane X, Sheinbaum reagoi ndaj deklaratës që Trump bëri në Zyrën Ovale, kundër vendit të saj duke thënë se “Meksika bën atë që themi ne”.

Duke iu përgjigjur fjalëve të Trumpit, pa përdorur emrin e tij, Sheinbaum tha: “Ndërkohë, një mesazh nga Meksika për botën, për këdo që ka dyshimin më të vogël në mendje: Të drejtën e fjalës në Meksikë e ka populli”.

Sheinbaum bëri deklarata në lidhje me fluturimin e një droni amerikan mbi shtetin meksikan në konferencën e saj të përditshme për media në Pallatin Kombëtar.

Presidentja meksikane shpjegoi se fluturimi është bërë me kërkesë të qeverisë së Meksikë për shkak të mungesës së pajisjeve të nevojshme të specializuara.

“Fluturimi është kryer nga ekipet e tyre sepse avioni i përkiste SHBA-së. Por, kjo u bë me kërkesë të Meksikës për një hetim të posaçëm mbi krimin e organizuar në një rajon specifik. Kërkesa nuk lidhej me imigracionin, por u bë nëpërmjet njërit prej institucioneve me të cilat bashkëpunojmë”, tha Sheinbaum.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button