Gati qarkorja “Podmolje”, e lidh Ohrin dhe Strugën! Autostrada gati deri në fund të 2026-ës

Qeveria mbetet në qëndrimin se autostrada Kërçovë-Ohër do të përfundojë deri në fund të vitit 2026. Ky parashikim u përsërit gjatë inspektimit të sotëm të punimeve ndërtimore pranë nyjës së Podmoles, e cila nesër duhet të vihet në përdorim.
Kjo nyje do të mundësojë lidhje të sigurt mes Ohrit dhe Strugës, por edhe të Maqedonisë me Shqipërinë. Me vënien në përdorim të kësaj nyje, zgjidhet edhe problemi i trashëguar nga qeveria e mëparshme, e cila vendosi ta shembte nyjën pa i zgjidhur më parë çështjet pronësore-juridike rreth shpronësimit. Po punohet intensivisht edhe në rrugët lidhëse, përmes të cilave të gjitha vendbanimet do të kenë qasje në autostradë.
“Kështu që me nënkalimet dhe mbikalimet që po bëhen, si edhe me hyrjet, zgjidhen të gjitha fshatrat. Mbani parasysh që nuk kishte projekte, nuk kishte as shpronësim, qeveria në çdo mbledhje merr vendime për shpronësim dhe ato janë përfunduar, dhe nuk do të ketë fshat apo vendbanim në këtë segment që nuk do të lidhet ose drejtpërdrejt në autostradë, ose me një rrugë lidhëse në pikën më të afërt ku mund të lidhet me autostradën. Vetëm kur e gjithë kjo të jetë përfunduar, edhe ky segment do të vihet në funksion”, tha Aleksandar Nikolloski, ministër i Transportit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button