SHBA përkohësisht lehtësoi disa sanksione financiare ndaj Rusisë para takimit Trump–Putin

Departamenti i Thesarit i SHBA-së të mërkurën përkohësisht ka hequr disa sanksione financiare kundër Rusisë deri më 20 gusht, për të mundësuar përgatitjet për samitin e së premtes mes liderëve amerikanë dhe rusë në Alaskë.

Zyra për Kontrollin e Pasurisë së Huaj (OFAC) pranë Departamentit të Thesarit të SHBA-së ka njoftuar se përjashtimi vlen për transaksione që janë “zakonisht të rastit dhe të nevojshme për pjesëmarrjen ose mbështetjen e takimeve në shtetin e Alaskës midis Qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe Qeverisë së Federatës Ruse”.

Është theksuar se ky veprim nuk lejon zhbllokimin apo lirimin e ndonjë pasurie të ngrirë ose të kufizuar sipas sanksioneve kundër Rusisë.

Takimi ballë për ballë midis Donald Trump dhe Vladimir Putin do të jetë i pari mes presidentëve aktualë të SHBA-së dhe Rusisë që nga viti 2021, kur Putin u takua me atëkohë presidentin amerikan Joe Biden në Gjenevë, Zvicër.

Ky gjithashtu do të shënojë herën e parë që një lider rus ka shkelur në territorin e Alaskës që kur Perandoria Ruse e shiti atë tokë SHBA-së në vitin 1867.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button