24 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit, Murtezani: Konfirmojmë përkushtimin tonë ndaj themeleve të saj

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, në seancën solemne me rastin e 24-vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, theksoi përkushtimin e Qeverisë ndaj parimeve themelore të saj: barazisë, drejtësisë dhe respektit për diversitetin.
Ai vuri në dukje se Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe të Barabartë është një hap kyç që e shndërron këtë vizion në realitet institucional, duke garantuar që të gjithë qytetarët të kenë një vend të drejtë dhe të merituar në institucionet shtetërore.
“Sfida jonë është ndërtimi i një shteti ku secili është i rëndësishëm dhe zëri i secilit dëgjohet në mënyrë të barabartë”, u shpreh Murtezani.