Arbër Ademi: VLEN-i manipulon, ne të BDI-së kurrë s’kemi vjedhë

Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar ndaj akuzave të koalicionit VLEN, duke i quajtur ato manipulime që bien ndesh me dokumentet zyrtare.
Sipas tij, Enti Shtetëror i Revizionit ka konfirmuar se Ministeriali i OSBE-së 2023 në Shkup – ngjarja më e madhe ndërkombëtare në historinë e vendit – është zhvilluar pa asnjë vërejtje ligjore apo procedurale.
“Dokumenti zyrtar thotë qartë se Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit e ka hapur rastin në vitin 2023, e ka shqyrtuar në vitin 2024 dhe, në seancën e 99-të më 26 janar 2024, ka vendosur se dyshimet nuk janë konfirmuar,” theksoi Ademi.
Ai shtoi se raporti është dëshmi se organizimi i samitit ka qenë “model i transparencës dhe profesionalizmit”, duke akuzuar VLEN se fabrikuar akuza në vend që të përshëndesnin suksesin e eventit.