Klubi gjerman anulon transferimin e futbollistit izraelit pas protestave nga tifozët

Fortuna Dusseldorf ka vendosur të mos nënshkruajë me futbollistin izraelit Shon Weissman, pas protestave nga tifozët lidhur me postimet e tij në rrjete sociale ku bënte thirrje për dhunë ndaj palestinezëve në Gaza.
Në një deklaratë të shkurtër të publikuar në platformën X, klubi gjerman i kategorisë së dytë bëri të ditur se ka vendosur të mos e ndjekë më tej transferimin.
Ky njoftim erdhi pasi tifozët e Fortuna-s nisën një peticion online duke i kërkuar drejtuesve të klubit të anulojnë marrëveshjen, duke përmendur historikun e deklaratave nxitëse të Weissman-it.
“Deklaratat e Weissman-it, të cilat janë perceptuar gjerësisht si diskriminuese dhe fyese, bien ndesh me parimet për të cilat qëndron dhe që synon të promovojë Fortuna Dusseldorf,” thuhej në peticion.
“Nënshkrimi me të mund të dëmtojë besueshmërinë e klubit dhe të bazës së tij të tifozëve, e cila përqafon diversitetin dhe komunitetin.”
Në tetor të vitit 2023, Weissman raportohet të ketë shpërndarë dhe pëlqyer postime që bënin thirrje për “zhdukjen e Gazës nga harta”. Në një postim, ai pyeste: “Cili është arsyeja logjike që ende nuk janë hedhur bomba 200-tonëshe mbi Gazë?”
Në një tjetër postim, duke iu përgjigjur një fotografie të dy palestinezëve të arrestuar, ai thuhet të ketë shkruar: “Pse dreqin nuk po qëllohen në kokë?”