BeH, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me burg për Dodikun

Gjykata e Apelit të Bosnjë e Hercegovinës (BeH) ka lënë në fuqi dënimin me një vit burgim dhe 6 vjet ndalesë të veprimtarisë politike të vendosur ndaj Milorad Dodikut, presidentit të Republikës Sërpska (RS), një nga dy entitetet në vend, për “mosrespektim të vendimeve të Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë (OHR)”, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga Gjykata thuhet se është miratuar vendimi që gjykata e BeH-së ka dhënë më 26 shkurt në lidhje me Dodikun. Sipas vendimit, Dodiku u dënua me një vit burg dhe 6 vjet ndalesë të veprimtarisë politike për “mosrespektim të vendimeve të OHR-së”.
Pas apelit, Dodiku mbajti një konferencë për media duke përsëritur refuzimin e tij të OHR-së dhe vendimeve të saj. “Kjo është një goditje për RS. Unë nuk e pranoj vendimin. Për sa kohë që jam në pushtet, nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme në RS. Dua që policia të ndërhyjë”, tha Dodik.
Mediat në BeH theksojnë se Dodiku duhet të shkarkohet menjëherë nga detyra dhe se duhet të mbahen zgjedhje të parakohshme në RS për Presidencën e RS.
Avokatët e Dodikut thanë se do të apelojnë në Gjykatën Kushtetuese të BeH-së.
– Dodik u akuzua për mosrespektim të vendimeve të OHR-së
Në qershor 2023, Asambleja Kombëtare e Republikës së Bosnjë e Hercegovinës (NSRS) vendosi të mos i publikojë vendimet e Përfaqësuesit të Lartë, Christian Schmidt në “Gazetën Zyrtare” të entitetit.
Përfaqësuesi i Lartë, Schmidt njoftoi se e kishte anuluar vendimin e NSRS-së dhe se ai nuk do të hynte në fuqi, por pavarësisht deklaratës së Schmidt, vendimi hyri në fuqi.
Një aktakuzë u përgatit kundër Dodikut për mosrespektim të vendimeve të OHR-së dhe në kuadër të aktakuzës së pranuar Dodiku u paraqit në gjykatë për seancën e tij të parë dëgjimore më 16 dhjetor 2023.
Gjykata e BeH-së e dënoi Dodikun me një vit burg dhe një ndalesë politike prej 6 vitesh për “mosrespektim të vendimeve të OHR-së”.