Alternativa mban Kuvendin Qendror në Gostivar, ja çfarë u diskutua

Në vigjilje të përfundimit të vitit, sonte në Gostivar u mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit Qendror të Alternativës. Në këtë takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike, me ç’rast kryetari Afrim Gashi i njoftoi kuvendarët me aktivitetet që bëhen në ngjeshjen e partive të koalicionit Lidhja Europiane për Ndryshim, njoftojnë nga partia.

“Përveç këmbimit të informacioneve, në këtë kuvend u zhvillua edhe një diskutim i frytshëm dhe përmbajtjësor, ndërsa kuvendarët i dhanë mbështetje të plotë kryetarit Gashi për hapat e mëtejmë në detyrat që e presin Lidhjen”, thonë nga Alternativa.

Pas mbledhjes, u shtrua edhe një koktej modest, në të cilin morën pjesë edhe aktivistë të tjerë të shumtë të Alternativës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button