Atë që po e sheh bota Netanjahu po tenton ta mohon: Nuk ka fushatë urie në Gaza!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka hedhur poshtë akuzat për një fushatë urie ndaj popullsisë së Gazës, duke i cilësuar ato si “gënjeshtra të hapura”.
Ai tha se Izraeli nuk ka ndalur asnjëherë furnizimin me ndihma humanitare, dhe se akuzat për urinë janë të pasakta.
“ Nuk ka politikë urie në Gaza dhe nuk ka uri në Gaza”, deklaroi Netanyahu gjatë një konference në Jerusalem, ku theksoi se Izraeli ka lejuar sasinë e ndihmës që kërkohet nga ligji ndërkombëtar. Ai akuzoi militantët e Hamasit se po vjedhin ndihmat humanitare dhe më pas po fajësojnë Izraelin.
Megjithatë, organizatat ndërkombëtare, përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe Agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA), paralajmërojnë për një krizë humanitare serioze në Gaza. OBSH raportoi 63 vdekje të lidhura me kequshqyerjen në muajin korrik, ndërsa UNRWA njofton se një në pesë fëmijë në Gaza po përballet me kequshqyerje akute.
OKB-ja ka kritikuar Izraelin për “bllokim dhe vonim të qëllimshëm të mbërritjes së ndihmave të nevojshme”, duke e cilësuar krizën si të parandalueshme.