Vinicius-Real në prag “divorci”? Perez ka gati planin B, Haaland

Vinicius-Real Madrid dukej një “martesë” e shëndetshme, madje palët po planifikonin prej kohësh rinovimin e kontratës, aktualja përfundon në 2027, por situata me sa duket ka ndryshuar së fundmi, kjo për një arsye të qartë, kërkesat e Vinicius. Sulmuesi brazilian pretendon të njëjtën pagë sa Mbappe, madje ashtu si francezi edhe Vinicius kërkon bonus mirënjohje për firmën mbi kontratë. Real Madrid, duke iu referuar Mundo Deportivo, nuk ka ndërmend t’i plotësojë këto kërkesa, por fillimisht kërkon një takim kokë më kokë me Vinicius për të qartësuar situatën.
Në “dritare” qëndrojnë klubet nga Arabia Saudite, me këta të fundit që janë të gatshëm të “veshin me ar” sulmuesin, i ofrojnë 1 miliardë euro pagë gjatë kohës që do të qëndrojë në Arabi dhe 350 milionë euro i ofrojnë Realit për kartonin e Vinicius.
Në këtë pikë, duke iu referuar zërave në Madrid, Cadena Ser zbulon se nëse negociatat për rinovimin nuk shkojnë si duhet atëherë Reali do të lë të lirë Vinicius. Me paratë e fituara nga shitja e Vinicius, Reali do t’i investojë menjëherë për të afruar në Madrid një objektiv të vjetër, Erling Haaland.

Reali dështoi për ta afruar në Madrid gjatë kohës kur norvegjezi ishte pjesë e Dortmund, me biondin që në fund zgjodhi Man.City. Real-Haaland duket si një marrëdhënie e cila herët apo vonë është e destinuar të përfundojnë bashkë, por kjo do të ishte e mundur vetëm nëse Vinicius largohet drejt Arabisë Saudite, pa paratë e sauditëve kjo duket shumë e vështirë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button