Ish-presidenti amerikan, Obama bën thirrje për lejimin e ndihmave humanitare në Gaza

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama bëri thirrje që ndihma humanitare të lejohet të arrijë tek populli i Gazës dhe të ndërpriten operacionet ushtarake të Izraelit, transmeton Anadolu.

Në llogarinë e tij në median sociale, Obama ndau dy lajme të New York Times (NYT) të cilët paraqesin para syve urinë që po i shkaktohet popullit të Gazës.

Ai theksoi se ndalimi i operacioneve ushtarake të Izraelit është kusht për të arritur zgjidhje të përhershme të krizës në Gaza. Obama deklaroi se lajmet theksojnë nevojën për veprime urgjente për të parandaluar që njerëzit e pafajshëm të vdesin për shkak të urisë së parandalueshme.

“Ndihma duhet të lejohet të arrijë tek populli i Gazës. Nuk ka asnjë justifikim për t’u mohuar familjeve civile qasjen në ushqim dhe ujë”, ka thënë Obama.

– Rriten vdekjet për shkak të urisë në Rripin e Gazës

Rripi i Gazës, nën sulmet izraelite dhe nën një rrethim të rreptë që kufizon ndihmën humanitare, po përjeton një katastrofë humanitare, me uri të përhapur dhe mungesë uji, ilaçesh, furnizimesh mjekësore dhe furnizimesh higjienike.

Vdekjet për shkak të urisë, veçanërisht të fëmijëve, janë në rritje në Rripin e Gazës. Numri i palestinezëve që kanë vdekur nga uria në Rripin e Gazës është rritur në 133.

Pas katastrofës së urisë që u shfaq për shkak të bllokadës që Izraeli zbaton ndaj Gazës, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Jordania filluan të hedhin ndihma nga ajri në rajon.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button