Kasami: “Votra jonë na bashkon” mbledh mërgimtarët në fshatin Veshallë të Tetovës

Kryetari i Tetovës, Bialall Kasami ka njoftuar në fshatin Veshallë të Tetovës janë mbledhur mërgimtarët në manifestimin tradicional “Votra jonë na bashkon”.
“Fshati Veshallë i Malësisë së Tetovës sot ka mirëpritur mërgimtarët nga të gjitha vendet në manifestimin tradicional “Votra jonë na bashkon”, të cilët janë argëtuar me muzikë folklorike, këngë patriotike dhe valle të zonës së kësaj ane. Ky vendbanim jo vetëm që mban gjallë kulturën dhe traditë shqiptare, por akoma më tepër po e ringjall. Vajzat e veshura me veshjet e traditës së malësisë e bën atmosferën akoma më të bukur. Rrënjët me vendlindjen, me gjuhën, kulturën, traditën dhe zakonet forcohen gjiithnjë e më tepër në manifestimet e tilla!”, ka shkruar Kasami.