Ardon Jashari zhduket nga Klub Bryzh, Milani rikujton rekordin me ofertën e fundit

Klub Bryzh dhe Genk do të përballen sot prej orës 18:30. Sfida është e vlefshme për javën e parë të kampionatit belg.
Bie në sy se Ardon Jashari nuk do të jetë sërish i gatshëm për Klub Bryzh. Tjetër mungesë për mesfushorin shqiptar pas finales së Superkupës.
Jashari duket çdo ditë e më pranë kalimit te Milani. Kuqezinjtë kanë shtuar ofertën për të.
Tashmë Klub Bryzh pritet të përfitojë deri në 37 milionë euro. Kështu do të shkohej te rekord, që mbahet nga De Ketelaere në futbollin e Belgjikës. Milani shpenzoi 37.5 milionë euro për këtë të fundit, që u ble po nga Klub Bryzh.