Rritet fluksi i veturave në kufijtë e Maqedonisë!

Komunikacioni zhvilohet nëpër rrugë të thata me intensitet të shtuar në akset rrugore jashtë mjediseve urbane. Për shkak të pushimeve verore, ka një frekuencë të shtuar të automjeteve në vendkalimet kufitare Tabanocë dhe Pelincë, ku koha e pritjes është rreth 45 minuta. Në vendkalimin kufitar Bogorodicë, koha e pritjes është rreth 30 minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim i sinjaleve të vendosura të komunikacionit, drejtim i kujdesshëm i automjeteve, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button