NP Ujësjellësi dhe Kanalizime: Në Shkup ka konsum të pakontrolluar të ujit, qytetarët të mos e keqpërdorin për ujitje apo mbushje të pishinave

NP Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup ka konstatuar rritje enorme dhe të pakontrolluar të konsumit të ujit, i cili arrin në rreth 360.000 m3 në baza ditore.

Si rezultat i gjithë kësaj, sistemi i ujësjellësit të qytetit funksionon me presion të reduktuar dhe me ndërprerje të herëpashershme të ujit në disa pjesë të qytetit.

Duke pasur parasysh faktin se qyteti i Shkupit furnizohet me ujë të pijshëm nga një burim natyror me sasi të kufizuar me vlerë të paçmuar, nga NP Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup u bëjnë apel të gjithë qytetarëve të qytetit të Shkupit për përdorim racional dhe të ndërgjegjshëm të ujit të pijshëm, si dhe për shmangien e përdorimit të panevojshëm të ujit për ujitje të gjelbërimit, kopshteve dhe fushave, për larjen e automobilave, për mbushjen e pishinave dhe të ngjashme.

Njëherit apelohet deri te organet e vetëqeverisjes lokale, në përputhje me kompetencat e tyre, nëpërmjet shërbimeve që kanë në dispozicion, si dhe nëpërmjet Bashkësive lokale në territorin e komunave, që të angazhohen në ngritjen e vetëdijes tek banorët e komunave për përdorimin racional të ujit të pijshëm.

“Theksohet se deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim i duhur për të sanksionuar vjedhjen e ujit nga institucionet e tjera që kanë juridiksion mbi të. Humbjet e ujit prej 65 për qind nuk janë për shkak të defekteve, por kryesisht për shkak të vjedhjes përmes lidhjes së paligjshme të ndërtesave, shtëpive dhe objekteve të tjera dhe përdorimit të ujit të pijshëm në vend të ujit teknik për ujitjen e sipërfaqeve bujqësore. U bëjmë apel qytetarëve të qytetit të Shkupit, nëse vërejnë një lidhje të paligjshme, ta raportojnë atë në 02 3073 010, kontakt@vodovod-skopje.com.mk ose www.vodovod-skopje.com.mk”, theksohet në kumtesën e NP Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup.

Në kumtesë lidhjet e paligjshme shkaktojnë dëme të drejtpërdrejta në sistemin e ujësjellësit dhe në cilësinë e ujësjellëit për të gjithë shfrytëzuesit në qytetin e Shkupit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button