Jugu i Shqipërisë nën flakë

Një pjesë e Shqipërisë, jugu i saj, po përjeton orë të vështira nga dje për shkak të flakëve të egra në disa zona, duke detyruar dhe evakuimin e disa fshatrave në Delvinë. Në Senicë, krah rrugës Sarandë – Gjirokastër, afër Tunelit të Skërficës, u dogj një kishë 200-vjeçare dhe disa shtëpi. Pak më tutje, fshatrat Vergo, Kopaçës e Palavli, gati u shkrumbuan po të mos qe ndërhyrja e zjarrfikësve dhe helikopterëve, ku vetë ministri Vengu ishte në terren, afër vatrave të zjarrit.

Situata e rëndë çoi në evakuimin e banorëve, dërkohë që u shënua dhe një akt prej heroi, ai i shefit të Komisariatit të Delvinës, i cili gati dhe jetën e tij për të shpëtuar një fëimijë të bllokuar nga flakët brenda një banese.

Agim Troci u dërgua me djegie të rënda te Trauma në Tiranë, ku po merr mjekim. Ai u vizitua dhe nga presidenti Begaj, i cili vlerësoi sensin e lartë të detyrës te ai deri në vetësakrifikim.

E diela, nën temperatura sërish të larta, i ka çuar flakët drejt Borshit, duke bërë që situata e flakëve në jug të jetë ende e nderë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button