VLEN për Bujar Osmanin: 11 takime me Beogradin, asnjë sqarim për shqiptarët

Dje, opinioni publik mësoi se gjatë vetëm një mandati, Bujar Osmani ka zhvilluar një ofensivë të vërtetë diplomatike ndaj Beogradit, njëmbëdhjetë takime vetëm me ministrin e Jashtëm të Serbisë, si dhe takime të veçanta, shëtitje dhe darka me presidentin Vuçiq dhe anëtarë të tjerë të kabinetit serb. Më shumë se të gjitha kontaktet e tij bilaterale me Kosovën të marra së bashku.
Njëkohësisht, Osmani me krenari fotografohej si promovues i projekteve që përputhen në mënyrë të përsosur me agjendën e të ashtuquajturit “botë serbe” nga turneu i “Ballkanit të Hapur” deri te protokollet e përbashkëta kufitare që nuk ekzistonin për Kosovën.
Ne pyesim:
• Sa takime ka pasur me ambasadorin e Serbisë në Shkup dhe sa prej tyre janë mbajtur të fshehura nga publiku?
• Sa herë ka udhëtuar privatisht në Beograd pa procesverbal dhe pa shoqërim nga diplomacia e Maqedonisë së Veriut?
• Çfarë e motivon ish-ministrin të mbajë kontakte kaq të shpeshta dhe të paqarta me Beogradin, ndërkohë që paraqitet si kundërshtar i “botës serbe”?
• A nuk është ky i njëjti Osmani që, në paraqitje televizive, ankohej se dikush tjetër po e shtynte bllokun shqiptar drejt një “skemë serbe”?
Bujar Osmani mund të kërkojë alibi, por faktet flasin më zëshëm se justifikimet e tij. Shqiptarët presin llogaridhënie: ku u zhdukën interesat kombëtare, ndërsa ai ndërtonte karrierë në linjën Shkup–Beograd?
E vërteta nisi të zbulohet dje dhe VLEN do të kujdeset të ndriçohet në tërësi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button