SHBA, makina hyn mes turmës, plagosen 28 persona, 9 prej tyre në gjendje të rëndë

Të paktën 28 persona janë plagosur pasi një automjet i panjohur u përplas me një turmë njerëzish në East Hollywood, herët në mëngjesin e së shtunës, njoftoi Departamenti i Zjarrfikësve i Los Angeles (LAFD).
Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit, pranë West Santa Monica Boulevard.
Sipas LAFD, tre persona ndodhen në gjendje kritike, gjashtë janë në gjendje të rëndë, ndërsa 19 të tjerë kanë marrë lëndime më të lehta.
Pamjet filmike nga vendngjarja tregojnë persona të plagosur në rrugë dhe trotuar, teksa mjekët po jepnin ndihmën e parë, ndërsa disa prej tyre u transportuan me barela në spital. Policia ka rrethuar zonën, ndërsa hetimet për incidentin vazhdojnë.