Mexhiti: Kemi mbyllur 200 kazino të egra online! Ligji i ri është rigoroz, 4,000 aparate dalin jashtë funksioni ndërsa ndalohet edhe reklamimi

VLEN-i, po të ishte vetëm VLEN-i, do të ishte për mbyllje totale, tha zëvendëskryeministri Izet Mexhiti duke folur për lojërat e fatit, përcjell TV21. Mexhiti tha se është arritur kompromis me partnerët e koalicionit qeverisës për ligj rigoroz, i cili dukshëm do të kufizojë dhe kontrollojë këtë veprimtari.

“Tash dmth me ligjin e ri, kazino do të ketë vetëm tre në nivel të Maqedonisë. Ato janë dy në Gjevgjeli dhe e treta është në hotelin Merriot, dmth me 5 yje, ndërsa të tjerët janë automat klube dhe diku edhe bastore të cilët kanë aparate të këtilla, pra ne si qeveri në këtë 1 vit pra përmes Ministrisë së Digjitalizimit, deri tani kemi mbyllur rreth 200 online kazino të egra. Menjëherë me fillimin e qeverisjes së re, u shfuqizuan tre licenca për hapjen e një numri të madh të kazinove të cilat ishin nënshkruar nga qeveria e kaluar, dhe kjo është e fundit pra, u soll ligji i ri që është shumë rigoroz, për ta ilustruar, prej 7,000 aparateve, menjëherë 4,000 dalin jashtë funksionit. Kufizohet vetëm në 3,000, që është më shumë se përgjysmim i aparateve. E dyta, është vendosur një tatim i lartë jo në licenca. Më herët kanë marrë një licencë dhe në bazë të asaj licence kanë hapur edhe 30 objekte të tjera, tash për marrjen e licencës paguhet tatime shumë të larta ndaj shtetit. Nëse do të hapësh të dytën apo të tretën, për secilën paguan tatime të larta dhe për herë të parë është vendosur tatim për aparatin. Sepse deri tash kemi pasur diku, edhe në Maqedoninë lindore, apo diku në Maqedoninë perëndimore, ku nuk kanë pasur mundësi të hapin objekte të këtilla, kanë futur edhe në vetëshërbim një aparat të këtillë, sepse nuk paguar tatim. Tani tatimi është shumë i lartë dhe nuk i del dmth në fund hesapi për ta mbajtur atë. Ajo që është më e rëndësishme, të tjerët e kanë përfolur që do të ketë distancë 500m, por asnjëherë nuk e bënë. Ne, në ligjin e fundit që u soll para dy dite në qeveri, është paraparë distancë prej 500m, për çfarëdo objekti që ka minimum një aparat për kazino. Pra në distancë prej 500m nuk mund të ketë kazino, nuk mund të ketë aparat të klubeve dhe nëse edhe bastorja ka brenda saj vetëm një aparat, duhet të dislokohet. Minimum duhet të jetë 500m larg shkollave, larg fëmijëve tanë. Brenda asaj ka norma të tjera, ndalohet reklamimi. Ndalohet që kur futesh në një qytet, kur futesh në Tetovë, mendon se futesh në Las Vegas, tash e tutje me ligjin e ri, këto në mënyrë rigoroze do të ndërpriten”, tha mes tjerash Mexhiti.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button