Gjirokastra, pasuri botërore e UNESCO-s prej 20 vitesh

Gjirokastra shënon 20 vjet që prej përfshirjes së saj në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, duke mbetur një nga destinacionet më të preferuara kulturore dhe historike për turistët në Shqipëri.

E njohur si “qyteti i gurtë”, Gjirokastra u përfshi në listë në vitin 2005, si një nga shembujt e rrallë të qyteteve tregtare me arkitekturë osmane që kanë mbijetuar në Ballkan.

Kryeministri shqiptar Edi Rama duke ndarë në rrjetet sociale pamje të Gjirokastrës për 20 vjetor, e cilësoi qytetin si “përjetësisht pasuri të shpirtit.”

Deri në fund të qershorit këtë vit, Kalaja e Gjirokastrës u vizitua nga 100 mijë persona.

Kalaja e Gjirokastrës ose Kalaja e Argjirosë, është monumenti më i rëndësishëm i qytetit, e cila qëndron kryelartë mbi kodër si një anije që pret vizitorë vendas e të huaj.

Gjirokastra është ndër qytetet më të bukura në jug të Shqipërisë, ndër të parët qytete shqiptare në UNESCO. Kalaja është e vendosur mbi një kodër pak të shkëputur nga Mali i Gjerë, e ngritur në një pikë vrojtuese rreth 370 metra mbi nivelin e detit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button