Mucunski: Statusi i Liqenit të Ohrit si trashëgimi kulturore dhe natyrore botërore është ruajtur

Statusi i Liqenit të Ohrit si trashëgimi kulturore dhe natyrore botërore është ruajtur. Ky sukses është rezultat i diplomacisë aktive, të përkushtuar dhe të koordinuar, në bashkëpunim me partnerët dhe miqtë tanë nga bashkësia ndërkombëtare, deklaroi sot në Qeveri ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunksi.

Ministri theksoi se që nga dita e parë, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, në mënyrë aktive është përfshirë në proces.

“Së bashku treguam se ka vullnet të qartë, koordinim dhe qasje përgjegjëse – rezultatet janë të pashmangshme. Kemi zhvilluar biseda intensive, kemi zbatuar konsultime diplomatike dhe kemi ndërtuar pozita të përbashkëta me shtetet-anëtare të Komitetit për trashëgiminë botërore”, tha Mucunski.

Ai theksoi se gjendja që autoritetet e reja e trashëguan ishte rezultat i viteve të neglizhencës, menaxhimit të papërgjegjshëm dhe mungesës së masave thelbësore nga ana e qeverisë së mëparshme.

“Në vend të parandalimit dhe përgjegjësisë, lanë një problem që kërkonte zgjidhje urgjente. Qasja jonë ishte ndryshe – jo deklarative, por të përkushtuar dhe të fokusuar në rezultate”, tha shefi i diplomacisë.

Mucunski theksoi se ruajtja e statusit është vetëm hapi i parë, mbetet obligimi për të siguruar mbrojtje afatgjate, menaxhim të qëndrueshëm dhe përsëri të ndërtohet besimi në institucionet dhe kapacitetin e shtetit për tu kujdesur për trashëgiminë e tij më të çmuar natyrore dhe kulturore.

Ai shprehu mirënjohje për ekipin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme – „për profesionalitetin e tyre, sakrificën dhe punën e heshtur, por kyç prapa skenës”, që kontribuoi në këtë vendim të UNESKO-s, i cili, siç tha ai, ka një rëndësi të madhe për ne si shtet.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button