Në Rusi i pamundësohet ish-gazetares të kandidojë në zgjedhje

Komisioni Zgjedhor në Rusi ia ka pamundësuar ish-gazetares televizive kandidaturën për zgjedhjet e vitit të ardhshëm në Rusi.

Politikania e pavarur, Yekaterina Duntsova, ka paralajmëruar kandidimin për zgjedhjet e pranverës ndërsa ka dashur të garojë bazuar në platformën për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Komisioni zgjedhur ka votuar me unanimitet për të hedhur poshtë kandidaturën e saj, tri ditë pas aplikimit, për shkak të, siç kanë thënë 100 gabimeve të bëra në formën e aplikimit. Kryetarja e Komisionit Zgjedhor, Ella Pamfilova, ka thënë se Duntsovës nuk do t’i lejohet të vazhdon me fazën e dytë për grumbullimin e mijëra nënshkrimeve të përkrahësve.

Duntsova ka thënë se do ta ankimojë vendimin e Komisionit Zgjedhor në Gjykatën Supreme.

Në mars të 2024-s, në Rusi do të mbahen zgjedhjet presidenciale, ndërsa janë zgjedhjet e para qëkur Rusia nisi luftën për pushtimin e Ukrainës pothuajse 2 vjet më parë.

Komisioni Zgjedhor në Rusi ka thënë se deri tani 29 persona kanë paraqitur kandidaturat e tyre për president. Megjithatë, pas vendimit të sotëm, vetëm presidenti aktual, Vladimir Putin, mbetet kandidati i vetëm që mund të regjistrohet për të vazhduar tutje.

Në vitin 2020 Rusia e amendamentoi kushtetutën, duke e rritur mandatin e presidentit, nga katër sa ishte në gjashtë vjet duke ia mundësuar kështu presidentit Putin mundësinë për të kandiduar përsëri duke iu anuluar mandatet e mëparshme.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button