Gjykatësja Daniella Dimovska, u.d. kryetare e re e Gjykatës Penale në Shkup

Gjykatësja Daniella Dimovska është zgjedhur u.d kryetare e re e Gjykatës Themelore Penale Shkup. Vendimi u mor në seancën e sotme të Këshillit Gjyqësor.

Përveç saj për ushtrues detyre kryetarë deri në zgjedhjen përfundimtare janë zgjedhur Eljesa Aliji për Gjykatën Themelore të Gostivarit, për Gjykatën Themelore të Dibrës, Mersim Marku dhe për Gjykatën Themelore të Sveti Nikollës, Valentina Burevska të cilët do të fillojnë detyrat e tyre më 6 korrik të këtij viti.

Në diskutimin për zgjedhjen e kryetarëve të përkohshëm të Gjykatës Themelore Penale Shkup, pas largimit të Ivan Xholevit në Gjykatën e Apelit, Këshilli Gjyqësor shqyrtoi raportin e koordinatores Danka Ristova. Ajo në arsyetimin e saj tha se procedura për zgjedhjen është e kontestueshme për shkak të mënyrës së vlerësimit dhe se nuk janë plotësisht të harmonizuara dispozitat për emërimin e u.d kryetarëve. Propozimi i saj për ud. kryetare të Gjykatës Themelore Penale Shkup nga koordinatorja Ristova ishte Daniella Dimovska e cila u mbështet me shumicën e votave.

Këshilli gjyqësor në seancën e sotme shkarkoi gjyqtarët porotë në gjykatën e Sveti Nikollës, Gjykatën Themelore Penale Shkup dhe Gjykatën Themelore Civile Shkup të cilëve u skadoi mandati.

Këshilli miratoi edhe vendimin për formimin e komisioneve për shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikacioneve për zgjedhjen e kryetarëve të gjykatave në Dibër, Gostivar dhe Sveti Nikollë, të cilët do të drejtojnë procedurën e mëtejshme.

Pas propozimit të anëtarit të Këshillit, Selim Ademi dhe koordinatorit kompetent, Këshilli gjyqësor solli vendim me të cilën në afat prej një viti delegohet gjyqtari Dragan Jakovleski nga Gjykata Themelore e Manastirit në Gjykatën Themelore të Prilepit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button