Klopp i jep lamtumirëm Diogo Jotas: Ishte një mik i shkëlqyer

Tragjedia që përfshiu futbollistin portugez Diogo Jota dhe vëllain e tij, André, ka lënë një boshllëk të madh në zemrat e të gjithëve që i kanë njohur. Në rrjetet sociale ka shpërthyer një valë emocionesh, ku miq, kolegë dhe tifozë kanë ndarë fjalë prekëse për humbjen e tyre të madhe.

Një nga miqtë më të afërt të Diogos dhe ish-trajneri i tij, Jurgen Klopp ka ndarë një mesazh emocional, duke shprehur pikëllimin e thellë për ndarjen nga jeta të tij.

“Ky është një moment ku unë luftoj! Duhet të ketë një qëllim më të madh! Por unë nuk mund ta shoh! Më vjen keq kur dëgjoj për ndarjen nga jeta të Diogos dhe vëllait të tij, André. Diogo nuk ishte vetëm një lojtar fantastik, por edhe një mik i shkëlqyer, një bashkëshort dhe baba i dashur dhe i kujdesshëm! Do të na mungosh shumë!”, ka shkruar Klopp.

Në fund të mesazhit, ai shtoi një dedikim të ndjerë për familjen e Jotës, duke theksuar mbështetjen në këto momente të vështira:

“Të gjitha lutjet, mendimet dhe fuqia ime shkojnë për Ruten, fëmijët, familjen, miqtë dhe të gjithë ata që i donin! Pusho në paqe – Me dashuri, J.”

Ky mesazh është vetëm një nga shumë reagimet që dëshmojnë për ndikimin e madh që Diogo Jota kishte jo vetëm si sportist, por edhe si njeri. Futbolli evropian humbi një kampion të vërtetë dhe një shpirt të ndritshëm.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button