Shtoker: Genterm investon këtu sepse besojmë te njerëzit, në mbështetjen e Qeverisë

Tomas Shtoker, nënkryetar dhe udhëheqës i përgjithshëm për Evropë, Afrikë dhe Azinë Qendrore i Genterm, sot, duke paralajmëruar investimin prej mbi 30 milionë eurosh të kësaj kompanie, theksoi se ky është një investim i rëndësishëm për ta dhe se po e bëjnë këtë sepse besojnë te njerëzit dhe në mbështetjen e Qeverisë.
“Bëhet fjalë për një vendim të rëndësishëm për ne si kompani, por unë besoj se është i rëndësishëm edhe për vendin. Ne kemi një fabrikë në Prilep, por si kompani vendosëm të transferojmë teknologji të rëndësishme, një nga projektet më komplekse, nga fabrikat e tjera në Evropë, në fabrikën këtu në Prilep. Pse po e bëjmë këtë, ne besojmë te njerëzit, në mbështetjen e Qeverisë. Kemi pasur mbështetje të konsiderueshme në të kaluarën dhe e presim këtë edhe në të ardhmen”, thotë Shtoker.
Ai kujtoi se në investimin e parë në vend, paralamëruar rreth 12 milionë euro, ndërsa më pas u zgjerua në gati 70.
“Do të thotë, pakoja e parë që bëmë rreth dhjetë vjet më parë, thamë se do të investonim 20 milionë euro, dhe në fund përfunduam me gati 70 milionë. Tani themi se do të investojmë më shumë se 30, por do të shohim se ku do të përfundojmë. Gjithmonë ka mundësi”, tha Shtoker.
Ai sqaroi se do të instalojnë linja shumë të automatizuara, të cilat, siç theksoi, kërkojnë personel shumë të kualifikuar.
“Njohuritë e punonjësve tanë patjetër do të rriten dhe ky do të jetë një plan i përcaktuar për ne këtu në Evropë”, tha nënkryetari dhe udhëheqësi i përgjithshëm për Evropë, Afrikë dhe Azinë Qendrore i Genterm.
Investimin e ri me vlerë mbi 30 milionë euro të liderit global në industrinë e automobilizimit, Genterm, i cili do të mundësojë deri në 300 vende të reja pune, e paralajmëroi sot kryeministri Hristijan Mickoski, Ai potencoi se ky është një tregues tjetër se vendi po bëhet një destinacion i sigurt për investime stretegjike teknologjikisht të përparuara afatgjata.
Me projekte të tilla, theksoi, rritet prodhimi industrial, krijohen vende të reja pune, rritet eksporti dhe me këtë rritet besimi në ekonominë tonë, rritet vlera e njohurive, aftësive dhe punës së Maqedonisë.
-“Sot po shkruajmë një faqe tjetër të rëndësishme në historinë bashkëkohore ekonomike të vendit. Po njoftoj investimin e ri të Genterm – një lider global në industrinë industrinë e automobilizimit, i cili, përveç investimit ekzistues në Prilep, po fillon një plan për procesin e zgjerimit të prodhimit pikërisht këtu. Ky cikël i ri investimi konfirmon atë që të gjithë e ndiejmë se Maqedonia po bëhet një destinacion i sigurt për investime strategjike teknologjikisht të përparuara afatgjata”, tha Mickoski në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.
Investimi, sipas planit afarist të kompanisë, siç shpjegoi, do të arrijë në më shumë se 30 milionë euro, me deri në 300 vende të reja pune.
Sipas kryeministrit, bëhet fjalë për sisteme shumë të integruara në industrinë e automobilizmit, me pajisje të reja teknologjike, linja të automatizuara dhe prodhim modern. Kjo, konsideron ai, do të rrisë ndjeshëm eksportin, dhe fakti që bëhet fjalë për prodhim me teknologji të lartë tregon se jemi konkurrues edhe në atë treg.