Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv për heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë

Presidenti amerikan Donald Trump të hënën hoqi sanksionet e SHBA-së ndaj Sirisë, duke nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të përmbushur një premtim që bëri në maj.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, u tha gazetarëve përpara nënshkrimit se veprimi i Trump ishte hartuar për të “promovuar dhe mbështetur rrugën e vendit drejt stabilitetit dhe paqes”.
Kur u takua me presidentin e ri të Sirisë, Ahmad al-Sharaa, muajin e kaluar, Trump njoftoi se do të hiqte sanksionet shkatërruese të SHBA-së kundër Sirisë, dhe i kërkoi al-Sharaa të përmbushte kushte të caktuara me shpresën se kjo do të stabilizonte vendin.
Këto kushte përfshinin normalizimin e marrëdhënieve me fqinjët e Sirisë, përfshirë Izraelin, si dhe Shtetet e Bashkuara, transmeton Telegrafi.
Ahmad al-Sharaa është një ish-kryengritës i al-Kaedës, i cili luftoi kundër forcave amerikane në Irak dhe vuajti dënimin në burgun famëkeq Abu Ghraib.



