Çalhanoglu i përgjigjet Lautaros: Asnjëherë s’e kam tradhtuar këtë fanellë

Një tension i papritur ka shpërthyer brenda kampit të Interit, pas deklaratave të kapitenit Lautaro Martinez, që duket se kanë prekur ndjeshmërinë e Hakan Çalhanoglu.

Mesfushori turk ka reaguar publikisht përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka lënë të kuptohet se fjalët e Lautaros kanë krijuar ndasi në grup.

“Fjalët që ka thënë më shumë përçajnë se sa bashkojnë. Historia do të mbajë mend atë që nuk është rrëzuar dhe atë që ka ngritur zërin”, ka thënë Çalhanoglu.

E ardhmja? Do të shohim. Kurrë s’kam thënë se me Interin nuk kam qenë i lumtur. Kurrë s’e kam tradhtuar këtë fanellë”, ka theksuar mesfushori turk.

Ky reagim vjen në një moment delikat për zikaltrit, që po përgatiten për sezonin e ri mes shumë pikëpyetjeve për të ardhmen e disa prej yjeve të ekipit.

Përplasja verbale mes dy liderëve të skuadrës mund të ndikojë në atmosferën e brendshme të grupit dhe të sjellë pasoja në afatin kalimtar të kësaj verë apo në drejtimin e skuadrës.

Për momentin, nuk ka asnjë reagim zyrtar nga klubi, por situata mes Çalhanoglu dhe Lautaros pritet të jetë në fokusin e mediave italiane në ditët në vijim.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button