Zëvendësdrejtori i DHP-së, Fisnik Mela viziton Administratën Tatimore të Kosovës

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së të Hyrave Publike të Maqedonisë së Veriut, Fisnik Mela realizoi sot një vizitë në Administratën Tatimore të Kosovës, ku u shkëmbyen përvoja në fushën e administrimit tatimor. Vizita u vlerësua si dëshmi e partneritetit të fortë mes dy institucioneve dhe synon forcimin e bashkëpunimit profesional dhe institucional.
“Sot pata kënaqësinë dhe nderin, në cilësinë e Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Drejtorise së te Hyrave Publike të Maqedonisë së Veriut, të jem mysafir në Administratën Tatimore të Kosovës, ku ndamë përvojat tona të përbashkëta në fusha të ndryshme të administrimit tatimor.
Kjo vizitë është një dëshmi e partneritetit të shkëlqyer dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Administratës Tatimore të Maqedonisë së Veriut dhe asaj të Kosovës, me qëllim të forcimit të kapaciteteve institucionale, avancimit profesional dhe shkëmbimit të praktikave më të mira”, ka shkruar zv/drejtori Fisnik Mela.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button