Ministri gjerman lavdëron sulmin surprizë të Izraelit ndaj Iranit

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt, shprehu mbështetje të pakushtëzuar për sulmin e Izraelit ndaj objekteve bërthamore të Iranit gjatë një vizite të papritur në Tel Aviv.

“Irani e ka destabilizuar këtë rajon për vite, madje për dekada, duhet thënë, me mbështetjen e tij për grupet terroriste në veri, në jug dhe në lindje të Izraelit,” tha ai gjatë vizitës së parë të një politikani të lartë gjerman që prej luftës 12-ditore mes Izraelit dhe Iranit.

Programi bërthamor i Iranit është “një kërcënim i vërtetë për të drejtën e Izraelit për të ekzistuar dhe gjithashtu një kërcënim më i gjerë, një kërcënim edhe për Europën,” shtoi Dobrindt.

Ai theksoi se Teheranit i është dërguar një sinjal i qartë se Izraeli, SHBA dhe mbështetës të tjerë si Gjermania nuk mund ta pranojnë që Irani të përvetësojë një armë bërthamore. Teherani këmbëngul se programi i tij bërthamor është vetëm për qëllime civile.

Dobrindt bëri këto komente gjatë një vizite në vendin e një sulmi vdekjeprurës me raketë iraniane në qytetin Holon, së bashku me ministrin e Jashtëm izraelit, Gideon Saar.

Ai e përshkroi sulmin si një “luftë ndaj popullsisë civile” dhe shprehu bindjen se Irani do ta përdorte çdo bombë bërthamore që do të zhvillonte kundër Izraelit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button