Shefi ushtarak i Iranit vë në dyshim përkushtimin e Izraelit ndaj armëpushimit

Abdolrahim Mousavi, shefi i shtabit të forcave të armatosura iraniane, tha se Irani ka “dyshime serioze” për përkushtimin e Izraelit ndaj armëpushimit në fuqi, duke argumentuar se Izraeli ka dëshmuar se nuk i respekton normat ndërkombëtare.
“Meqë kemi dyshime të plota për përmbushjen e angazhimeve nga ana e armikut [Izraelit], përfshirë armëpushimin, jemi të përgatitur t’i japim një përgjigje të fuqishme nëse ai e përsërit agresionin,” tha Mousavi gjatë një bisede telefonike me ministrin saudit të Mbrojtjes, Khalid bin Salman Al Saud, sipas agjencisë së lajmeve iraniane Tasnim