KS-OKB miraton rezolutën për ndihma në Gaza, abstenon SHBA
Pas disa ditësh shtyrje dhe negociata joformale, Këshilli i Sigurimit i OKB-së më në fund e miratoi Rezolutën për ndihma humanitare për Gazën. 13 vende anëtare të Këshillit të Sigurimit votuan pro, ndërsa dy vende abstenuan, përfshirë SHBA-në.
Draft rezoluta ndryshoi disa herë, për shkak të insistimit të SHBA-së që të mos përmenden fjalët “armëpushim” dhe “gjenocid”. SHBA gjithashtu vendosi veto ndaj një amendamenti të Rusisë që bënte thirrje për “ndalimin urgjent dhe të qëndrueshëm të armiqësive”, transmeton Alfax.
Rezoluta ishte propozuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe. /Alfax/



