Zgjidhet trashëgimtarja e Joveskit, prokurorinë do ta drejtojë 6 muaj

Këshilli i prokurorëve publikë njëzëri zgjodhi prokuroren Sonja Simovska për prokurore të përkohshme republikane, e cila në atë pozitë e zëvendëson ish-shefin e Prokurorisë, Ljubomir Joveski. Simovska do ta marrë këtë post të hënën dhe do ta kryejë deri në emërimin e rregullt të prokurorit publik, procedurë kjo që kalon nëpër Qeveri dhe Parlament.

Joveski, i cili është anëtar i Këshillit sipas detyrës zyrtare, nuk ka ardhur në seancën e sotme ku është zgjedhur ushtruesi i detyrës trashëgimtar i tij.

Simovska erdhi si sugjerim i kryetares së Këshillit, Dushica Dimitrieska. Ajo tha se bëhet fjalë për një prokurore publik me përvojë shumëvjeçare, e dëshmuar se është prokurore e mirë. Punoi si praktikante në prokurorinë e Shkupit, e më pas si prokurore në Prokurorinë Publike të Shkupit. Nga viti 2009 deri në vitin 2021 ka qenë prokurore e lartë në Shkup, ndërsa nga fillimi i vitit 2022 është pjesë e prokurorisë republikane.

Këshilli caktoi u.d. kryeprokuror sepse qeveria nuk i ka filluar me kohë procedurat për zgjedhjen e prokurorit të ri publik. Këshilli është dashur të zgjedhë u.d. kryeprokuror në mesin e prokurorëve në prokurorinë republikane që praktikisht ishin edhe zëvendës të Joveskit.

Në garë për këtë pozitë ishin nëntë prokurorë: Anita Topalova Isajlovska, Bashkim Besimi, Ismail Dardhishta, Sonja Simovska, Ferat Elezi, Xhelal Bajrami, Elvin Veli, Natalija Tasevska dhe Ljupço Kocevski.

Pikërisht Kocevski që është njëri nga tre kandidatët që kanë aplikuar për kryetar të ri të prokurorisë. Përveç tij kanë aplikuar edhe Fatime Fetai nga Prokuroria e Lartë Publike Shkup dhe Lidija Raiçeviq nga Prokuroria Themelore Publike Shkup.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button