Siljanovska në Samitin e NATO-s në Hagë: Kërkova të zhbllokohet zgjerimi i BE-së

“Procesi i zgjerimit të BE-së duhet të zhbllokohet”, bëri thirrje presidentja maqedonase Gordana Siljanovska-Davkova në fjalimin e saj dje në Samitin e NATO-s në Hagë.
Duke theksuar se pothuajse të gjithë anëtarët e BE-së janë gjithashtu anëtarë të NATO-s, ajo bëri thirrje që ata të zhbllokojnë procesin e zgjerimit dhe të përfundojnë bashkimin e Evropës, sepse siç tha, integrimi evropian dhe euroatlantik i Ballkanit Perëndimor nuk është vetëm një çështje politike, por edhe një imperativ gjeopolitik dhe sigurie.
Duke kujtuar simbolikën e 26 qershorit – dita e nënshkrimit të Kartës së OKB-së në vitin 1945, e solidaritetit amerikan me Evropën gjatë Luftës së Ftohtë dhe e episodit të rënies së Jugosllavisë në vitin 1990, Siljanovska theksoi domosdoshmërinë e unitetit për të zhbllokuar procesin e integrimit evropian të Maqedonisë.
Pas Samitit, ajo para mediave theksoi mesazhet që kishte dërguar.
“Më 26 qershir festohet 80-vjetori i Kombeve të Bashkuara. Ato nuk ishin vetëm një projekt antikolonial, por edhe një projekt paqeje. Por unë gjithashtu paralajmërova se më 26 filloi lufta në ish-Jugosllavi në vitet ’90 dhe se ky është një paralajmërim për rëndësinë e Ballkanit Perëndimor, si i integruar në Bashkimin Evropian. Sigurisht, unë kërkova zhbllokimin e procesit tonë, përsëri me një kujtesë ose një paralajmërim – se nuk bëhet fjalë vetëm për parimin e zgjerimit dhe politikën e zgjerimit si të rëndësishme, gjë që do të kurorëzojë faktin famëkeq se gjatë gjithë historisë ne kemi qenë jo vetëm gjeografikisht, por edhe historikisht dhe kulturalisht pjesë e Evropës – por siguria e rajonit është në rrezik, dhe përmes sigurisë së rajonit, siguria e Bashkimit Evropian dhe Evropës”, tha Siljanovska.