Protesta për 1-vjetorin e kryengritjes studentore në Kenya, 8 viktima dhe 400 të plagosur në kryeqytetin e Nairobit

8 persona u vranë nga të shtënat me armë zjarri sot gjatë protestave në Kenia, kryesisht në kryeqytetin Nairobi, ku forca të shumta policore u përleshën për orë të tëra me të rinjtë, duke shënuar përvjetorin e parë të një shtypjeje të përgjakshme ndaj lëvizjes civile.
Të paktën 400 persona u plagosën në Nairobi, sipas një zëdhënësi të një agjencie shërbimesh emergjente. Viktimat përfshijnë protestues, oficerë policie dhe gazetarë.

Ndërkohë, një burim spitalor tha se më shumë se 100 persona ishin dërguar në Spitalin Kombëtar Kenyatta të Nairobit, shumica e të cilëve u goditën nga plumba të vërtetë, të tjerë nga plumba plastikë ose objekte të tjera.
Më 25 qershor 2024, pushtimi i parlamentit nga protestuesit që kërkonin dorëheqjen e Presidentit Ëilliam Ruto dhe tërheqjen e projektligjit të buxhetit shënoi kulmin e protestave, të cilat vazhduan deri në korrik. Më shumë se 60 persona u vranë, sipas organizatave të të drejtave të njeriut.

Sot, mijëra protestues, kryesisht të rinj, dolën përsëri në rrugët e Nairobit, Mombasas dhe qyteteve të tjera. Aktivistët dhe të afërmit e viktimave kishin bërë thirrje për tubime paqësore, por të tjerë kërkuan “pushtimin e pallatit presidencial”.
Në Nairobi, shumë shkolla dhe dyqane u mbyllën pasi u ngrit frika e dhunës. Situata ishte e qetë në mëngjes, por pak më vonë disa protestues filluan të hidhnin gurë drejt policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës.

Studentja Florence Atsala tha se “gjenerata e re” ishte e vendosur. “Sistemi është i korruptuar, është i korruptuar dhe ne duam një rishikim të plotë të tij”, tha ajo.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button